21:52 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mashtronte me shtëpitë me qera/ Historia e Xhulianës që do “luftonte urinë”

16:28 | 03/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Ka bërë gjithçka për fëmijët dhe nga uria. Rasti i Xhuliana Çamit është i tillë. E larguar nga Fieri 5 vjet më parë tek priste të bëhej nënë për herë të dytë, Tirana nuk i dha asnjë shans familjes së saj për t’ia dalë.

Në mungesë të një pune, Xhuliana i hyri një aventure të rrezikshme. Duke marrë shtëpi me qera për të jetuar, ajo i rijepte ato sikur të ishte pronarja dhe më pas zhdukej sapo zhvaste pagesën.

Dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve në disa episode llogaritet 160 mijë lekë, ndërsa dënimi që gruaja duhet të vuajë është 8 vjet burgim.

“Kur kam kryer veprën isha shtatëzënë me djalin, kisha dhe gocën 1 vjeçe, burri pa punë, unë pa punë sepse shtatëzënë s’më merrte njeri dhe u detyrova. Bëra një gabim për hatër të fëmijëve. S’është zgjidhje e duhur por s’kisha ç’të bëja tjetër, që të mos lija fëmijët pa ngrënë”, thotë Xhuliana.

Ajo mbahet në burgun e grave bashkë me fëmijën e tretë, tashmë 11-muajsh. Çdo javë bashkëshorti, i vetmi burim i të ardhurave pasi është invalid, i sjell në takim dy fëmijët. Në të vërtetë, asnjëri prej tyre nuk e di se ku ndodhet nëna e tyre.

“Mami ndodhet në spital se është sëmurë, kështu më thonë”, thotë vajza e saj Alesia.

“Meraku më i madh është për fëmijët, kujdesi ndaj tyre”, thotë më tej Xhuliana.

Për shkak se gjykimi është zhvilluar në mungesë, Xhuliana ka depozituar kërkesën në gjykatë për rishqyrtim, pasi, siç thonë dhe juristët e burgut, asaj i është dhënë dënim maksimal, pa llogaritur jo vetëm rrezikshmërinë e ulët të veprës, por edhe situatën e saj ekonomike.

/ Top Channel

 

Pas

Atentatori te ish – Ekspozita “u pengua” nga dy fëmijë, dyshohet për vrasës me pagesë

Para

Video/ Momenti i tmerrshëm kur burrit i shpërthen cigarja elektronike në xhep

Para

Video/ Momenti i tmerrshëm kur burrit i shpërthen cigarja elektronike në xhep

 



Të Fundit

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

Projektligji i Trump, CBO: Do rrisë deficitin me 2.4 trilionë dollarë

Tri motrat gjenden pa jetë autor dyshohet babai/ Zbulohet shkaku i vdekjes, gjurmë gjaku gjenden në makinën e 32-vjeçarit

Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

Spanjë/ Mbollën plantacion marihuane brenda ‘shtëpisë së barit’, arrestohet çifti i shqiptarëve! Era e drogës i tradhtoi, sekuestrohen 809 rrënjë

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

VIDEO/Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

Stadiumi, biletat dhe entuziazmi i tifozëve, Baku thirrje për mbështetje të kuqezinjve: Në stadium duhet të shkojnë ata që shkojnë rregullisht.

VV-PDK gati për zgjedhje të dyfishta, presidentja konsultohet me partitë, votohet në mesin e tetorit

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.