Drejtuesi i një fondacioni bamirësie dhe tre vullnetare do të përballen me drejtësinë nën akuzën e mashtrimit të qytetarëve me pretendimin se do të ndihmonin një familje në nevojë në Përmet.
I proceduar penalisht, drejtuesi i fondacionit është identifikuar si Alket Mixha 42 vjeç, banues në Tiranë.
Fondacioni i tij bamirës mësohet se është me qendër në Tiranë dhe është hapur në 2017-ën, por rezulton me mangësi dokumentacioni.
“Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se nga hetimet dhe verifikimet e kryera ka rezultuar se personat e proceduar nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A.R, A.V dhe J.K (vullnetare) nuk rezultojne të siguruara.”, bëhet me dije ndër të tjera në njoftimin e policisë.
(XH.A/SHUPLAKA)