SPAK ka kerkuar konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë së Posaçme, bëhet fjalë për 2.3 milionë euro pasuri, apartamente, garazhe, subjekte tregtare në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Sarandë.
1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë pasuri janë të Erjon Kasmit, ndërsa 240,000 euro të Xhuljan Xhafës.
Erjon Kasmi dhë Xhulian Xhafa u dënuan me 21 vite burg për 7 milionë eurove ndaj gjermanëve përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. Por Apeli i GJKKO prishi vendimin me datë 23 Prill, dhe urdhëroi që çështja të rigjykohet nga fillimi me trupë tjetër në Gjykatën e Posaçme.
Më 8 Korrik, Kasmi, i akuzuar si organizator i skemës mashtruese, u dënua me 11 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar 7.4 vite ndërsa Xhafa u dënua me 10 vite, 6.8 me gjykim të shkurtuar. Sipas SPAK ‘Blue energy call’ në Tiranë ishte përfshirë në mashtrimin e shtetasve gjermanë duke u marrë mbi 7 milionë euro.
Mashtrimi i shtetasve gjermanë ka nisur që në 2018 e në vijim. Hetimet kane filluar ne vitin 2021 nga SPAK pas informacioneve te marra edhe nga autoritett e vendeve te tjera ku shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë mashtroheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare. SPAK konstaton dëme financiare në dëm të qytetarëve evropianë në vlerën rreth 7 milionë euro. Pronari Kasmi u kap në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, mashtruan gjermanët që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.