05:06 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mashtruesi Rama ju premtoi rritje pagash mësuesve dhe mjekëve”, Spiropali replikon me Vokshin: Rritja merret në maj

15:49 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mashtruesi Rama ju premtoi rritje pagash mësuesve dhe mjekëve”, Spiropali replikon me Vokshin: Rritja merret në maj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat është shprehur se ndryshe nga sa ka premtuar, qeveria e drejtuar nga Kryeministri Rama nuk i  ka mbajtur zotimet e saj lidhur me rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve.

Sipas Vokshit, Rama ka premtuar në dhjetor të vitit 2017 se pagat e tyre do të rriteshin ndërkohë që sipas saj, për vetë pagën e vet kryeministri ka deklaruar se nuk do të kishte rritje.

Ajo argumenton se njerëzit për Edi Ramën janë vetëm objekte elektorale që, ose duhen blerë, ose duhen mashtruar, duke shtuar se qeveria “fsheh gjendjen e vërtetë të financave të shtetit, se kontrabanda dhe korrupsioni në dogana e tatime gëlojnë dhe në arkë nuk ka para mjaftueshëm, sepse muaji mars është mbyllur me minus”.

Ndërkohë lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Spiropali shprehet se pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë, duke ironizuar opozitën se “dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”.

Deklarata e Albana Vokshit:

Këto 6 vjet, mes shumë zhgënjimeve nga qeveria e Edi Ramës, shqiptarët kanë mësuar më mirë se gjithçka tjetër, se Edi Rama është një mashtrues, i cili nuk njeh asnjë kufi për pushtetin e tij. Ai u ka premtuar mësuesve dhe mjekëve disa herë rritje page, por asgjë nuk ka ndodhur. Mashtrimet janë rënduar edhe më shumë, që kur mori të gjithë tepsinë për vete.

Ju ftoj të ndiqni një nga mashtrimet e kryehajdutit të qeverisë, që i përket fundit të vitit 2017.

EDI RAMA, 28 DHJETOR 2017 “Nuk mund t’ju premtoj që, në fund të këtyre 4 viteve paga juaj do të jetë shumë afër times, por mund t’ju premtoj këtë gjë: që e imja nuk do të rritet, ndërsa e juaja do të rritet çdo vit”.

Të gjithë e dinë se Edi Rama gënjeu. Vitin që shkoi as pagat e mësuesve, as të mjekëve, as të administratës, nuk u rritën asnjë qindarkë. Për ta nuk u dha asnjë shpërblim, sepse mirëqenia dhe trajtimi dinjitoz i tyre nuk është pjesë e axhendës së Edi Ramës. Njerëzit për Edi Ramën janë vetëm objekte elektorale që, ose duhen blerë, ose duhen mashtruar.

Disa muaj më parë, Edi Rama premtoi sërish se pagat e mësuesve, mjekëve, punonjësve në shëndetësi dhe ushtarakëve do të rritën  duke nisur nga 1 prilli. Ju ftoj të ndiqni vetë premtimin e tij.

EDI RAMA, 17 TETOR 2017 “Kemi mundësinë të bëjmë një rritje duke nisur nga 1 Prilli për mjekët, infermierët, mësuesit dhe për ushtarakët”

Sot jemi më 4 prill. Ne telefonin tim janë me qindra mesazhe të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve që shprehin revoltën e tyre për mosmbajtjen e premtimit nga Edi Rama.

Partia Demokratike e di shumë mirë se qeveria po fsheh gjendjen e vërtetë të financave të shtetit, se kontrabanda dhe korrupsioni në dogana e tatime gëlojnë dhe në arkë nuk ka para mjaftueshëm, sepse muaji mars është mbyllur me minus, por rreth 60 mijë mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shëndetësisë, ushtarakë dhe familjet e tyre, nuk kanë pse të vuajnë pasojat e korrupsionit galopant të qeverisë së Edi Ramës.

PD shpreh keqardhjen, veçanërisht, për përdorimin e rreth 35 mijë mësuesve si objekte elektorale. Mësuesit, në dorën e të cilëve janë fëmijët tanë, meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo sipas llogarive për vota të Edi Ramës. Gjatë qeverisjes së tij, paga e tyre ka pësuar një rritje minimale në 6 vjet, ndërkohë, që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike paga e mësuesve u mbidyfishua.

Paga e mesuesve duhet të rritet pa vonesë dhe jo të pritet afrimi i zgjedhjeve. Zgjidhja është e thjeshtë: qeveria të nxjerrë menjëherë një vendim me fuqi prapavepruese, në mënyre që rritja modeste të perfitohet që prej datës 1 prill dhe asnjë ditë më vonë.

Mësuesit, kanë vetëm një alternativë të besueshme. Ajo është Partia Demokratike. Ne e kemi të qartë vizionin tone dhe kemi vullnetin politik për ta zbatuar atë: Mbështetje financiare për arsimin, shpërblim dhe rritje e pagave për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve, stazh të paguar për 10 mijë studentë çdo vit.

Partia Demokratike ka të gjithë vullnetin për ta nxjerrë sistemin arsimor nga kriza dhe për të shkuar me vendosmëri drejt zhvillimit.

Postimi i Elisa Spiropalit në Twitter:

I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore ?

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: albana vokshiElisa SpiropaliRRITJA E PAGAVE
Pas

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve. Punime në mbikalimin e Fushë Krujës, ja deri kur do të zgjasin

Para

‘Furtuna’ në Policinë e Shtetit, Veliu shkarkon 8 drejtues komisariatesh (Emrat)

Para
VIDEO/ Analiza vjetore e policisë në Shkodër, gazetarët zënë ngushtë Ardi Veliun: Jam i papërgatitur

'Furtuna' në Policinë e Shtetit, Veliu shkarkon 8 drejtues komisariatesh (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.