Maska që duhet të përdorni për një lëkurë të butë si bebet

Nga Shije.al / 14 GUSHT 2018 komente

Kjo maskë e bërë në shtëpi i zhduk të gjitha problemet e fytyrës, që nga shenjat, aknet, rrudhat etj. Nuk është e nevojshme të blini produkte super të shtrenjta bukurie.

Ndonjëherë mjafton të kombinosh përbërësit e duhur dhe të arrini rezultate të mrekullueshme për fytyrën tuaj. E mira tjetër është se maska që do të aplikoni është tërësisht natyrale dhe me vetëm dy përbërës, të cilët gjenden kollaj.

Përbërësit:
  • Sodë buke
  • vaj kokosi

Produkti i fituar nga kombinimi i këtyre dy përbërësve është tejet efektiv dhe kushton shumë pak para. Përveçse një produkt natyral, është edhe i sigurt për çdo lloj lëkure.

Vaji i kokosit njihet për vetitë antibakteriale dhe shëruese. Ndërsa soda e bukës është shumë e mirë për trajtimin e akneve dhe rikthimin e balancimit të pH të lëkurës. Çrregullimi i pH sjell probleme të tilla si aknet, lëkurë të thatë dhe pika të zeza. Por përveç këtyre soda e bukës ndihmon edhe në uljen e skuqjeve të lëkurës dhe zvogëlon poret e hapura.

Si përgatitet receta magjike:

Përbërësit:

  • 2 lugë çaji vaj kokosi
  • 1 lugë çaji sodë buke

Përgatitja:

  • Përzieni të dy përbërësit në një tas, duke përgatitur recetën vetëm për një përdorim. Sigurohuni që të formohet një pastë dhe më pas aplikojeni në lëkurë me levizje rrethore.
  • Lëreni në fytyrë për 5 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ndërkohë që shpëlani fytyrën, masazhojeni lëkurën me lëvizje rrethore edhe një herë. Thani fytyrën me një peshqir të pastër. Bëjeni këtë maskë vetëm 2 herë në javë.
Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit