Sigurimi i maskave një përdorimshme edhe pse disi më të lira se muaji Mars, vazhdojnë të jenë disa fish më të shtrenja se çmimi real me të cilin ato zhdoganohen. Farmacitë refuzojnë të shprehen për çmimet e maskave kur bëhet fjalë për deklarimin zyrtar të çmimit.
Fax Neës ka siguruar faturën ku një maskë zhdoganohet me vlerën 0.05 dollarë. Sipas kësaj fature, të siguruar nga FaxNeës, një maskë kushton 5 lekë ndërkohë që në supermarkete shiten 50 lekë dhe në farmaci nga 50 deri në 100 lekë.
Qytetarët e pyetur shprehen se maskat një përdorimshme kushtojnë shumë për buxhetin e tyre familjar. Për këtë kanë zgjedhur që të përdorin maska shumë përdormishme.
“Deri në 100 lekë, 80 lekë. Unë mund ta përballoj, por dikush mund marrë shumë përdorimshme e ta lajë. Kam disa maska dhe i ndërroj dhe i laj pas cdo përdorimi”, thanë disa nga qytetarët.
Maskat shumë përdorimshme shiten nga 150 lekë për njësi deri edhe në 500 lekë kur bëhen me design të dedikuar.