Maskat janë rikthyer në qytetin e Vlorës, ku mbrëmjen e sotme bëhet me dije se kanë grabitur një dyqan.
Sipas të dhënave të para, mësohet se dyqani i grabitur është me elektroshtëpiake, ndërsa mësohet se grabizësit kanë arriur të marrin 12 telefonë celular e më pas janë larguar.
Sipas policisë, dyshohet se autorë mund të jetë i njëjti grup që ka kryer disa grabitje në Vlorë, kryesisht telefonsh dhe elektroshtëpiake.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se kanë qenë 3 persona të maskuar që kanë kryer grabitjen.
(B.B/ Faxweb.al)