Një grabitje ka ndodhur në Fushë-Krujë mbërmjen e djeshme ku persona të të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e Blerim Kaloshit .36 vjeçarit i janë grabitur disa bizhuteri, autovetura dhe 65 mijë lekë të reja. Mësohet se grabtësit nuk kanë përdorur dhunë.
DETAJE:
Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volzvagen.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor.
Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale
” Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal. (J.V/Faxweb)