Persona ende të paidentifikuar janë future në një fabrikë të prodhimit të bojërave dhe kanë vjedhur kasafortën.
Fax News raporton se ngjarja ndodhi gjatë natës në në afërsi të fshatit Dishnicë.
Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambjentet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojrave në pronësi të shtetasit A.M, 47 vjeç, banues në Korçë dhe kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.
Mësohet se fabrika ruhej me roje private, i cili ka deklaruar se nuk kishte parë njeri , pasi vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post