Këtë mbrëmje ka ndodhur një vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor në qendër të Kavajës, ky është denoncimi që ka mbërritur në inbox-in e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo ngjarje, pasi ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.
Qytetari dixhital shprehet se grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur, por sipas tij, policia po e mban të fshehtë ngjarjen.
POSTIMI I BERISHËS
Maskat grabisin dyqanin e kembimit valutor ne qender te Kavajes!
Çunat e krimit me uniforme fshehin grabitjen. Me poshte keni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Doktor mirmbrema,sonte ne darke ne qytetin e Kavajes ndodhi nje grabitje me arme nga maskat ne nje dyqan te kembimit valutor.
Grabitesit ishin te armatosur dhe gjate ores 19:00 u futen brenda duke kercenuar arketaret qe tu jepnin parate.
Po jua shkruaj qe te nxirrni ju,sepse policia e mban te fshehte.” (D.D/Shuplaka)