Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka dhënë një prononcim për Televizionin Fax News nga Holanda lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të koronavirusit por edhe për atë që po ndodh në shtetin ku ajo jeton.
Ajo tha se masat e ndërmarra janë të nevojshme ndërsa theksoi se shteti duhet të gjendet pranë qytetarëve dhe të mos e shikojnë njëri-tjetrin si armik por bashkëpunëtorë.
Për ministren e Shëndetësisë, Açka tha se i duket e vetmuar ndërsa ka kritikuar ashpër rolin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të cilin tha se ka folur vetëm pas një muaji.
Shkrimtarja deklaroi se nuk është e nevojshme dalja e ushtrisë nëpër rrugët e Tiranës ndërsa ka ironizuar disa politikanë për të cilët nuk përmendi emra se janë ‘masturbuar’ që e kanë parë Tiranën e boshatisur.
“Ne nuk e vrasim dot virusin, s’kemi pse të kemi frikë nga kjo gjë, ti japim mundësi mjekësisë të gjejë një vaksinë, mjekëve të na shërbejnë, për këtë arsye duhet t’ju bindemi udhëzimeve. Ne nuk mund të vendosim rregullat tona, rregulli është i përgjithshëm”.
Si i keni para masat e marra nga qeveria dhe reagimin e qytetarëve?
Açka: E ka në detyrim politik dhe social, askush nuk duhet të vërë në dyshim masat e një shteti në mbështetje të shtetasve të vet, unë i kam mirëkuptuar dhe i kam respektuar edhe në Holandë edhe në Shqipëri. Një pjesë e këtyre masave nuk kanë pse kalojnë në ekstrem. Disa i neglizhojnë këto masa, nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij momenti por që mund të ndikojnë tek shumë njerëz. Natyrisht që këto masa kanë dhënë efektin e tyre. Sigurisht nuk do më kishte pëlqyer të shoh blinda ushtarake në rrugët e Tiranës, apo të ndonjë politikani që jep fotografi të Tiranës, më falni për shprehjen, masturbohet duke thënë ‘oh sa e bukur është Tirana sot’. Natyrisht Tirana nuk është e bukur kështu, por shpresoj që ta kalojmë sa më shpejt.
Në Holandë masat nuk kanë qenë aq drastike sa në Shqipëri kjo mbase edhe për shkak të largësisë me Italinë. Këtu gjërat kanë ardhur në një mënyrë më të barazpeshuar. Edhe sot transporti publik nuk është njësoj si më parë. Ka tulatje, zbraje rrugësh, por nuk ka fasha, nuk janë masa ekstreme. I gjithë shqetësimi këtu është distancimi social, ka edhe masa edhe gjoba, por nuk kam dëgjuar të vihen. Në Shqipëri janë vendosur me mijëra. Ushtria, Policia është në shërbim të qytetarëve nuk është armik i tyre. Tani është momenti për bashkëpunim, nuk është momenti për distanicim mes tyre dhe qytetarëve. Sot duhet të jenë një dhe armiku është i përbashkët.
Është shumë e nevojshme që shqiptarët të mos i shohin si alergji masat por si diçka të nevojshme. Unë e di që duke iu afruar dikujt mund të infektojë të tjerët. Por flasim për dy shtete të ndryshme e kultura të ndryshme. Këtu ka një këshill të veçantë enkas për krizën dhe udhëzon qeverinë. Pas më shumë se 30 vitesh që s’kishte ndodhur që kryeministri ti drejtohej popullit të tij sepse këtu funksionon shteti dhe hallkat e tij. Nuk e koptoj pse nuk është ngrituir ende në Shqipëri një strukturë e tillë.
Mendoni se edhe në Shqipëri duhet të mblidhet një grup ekspertësh për të nisur punën ndërsa shikojmë që nëpër botë shqiptarët po japin goxha kontribut?
Açka: Kjo në fund të fundit është edhe një çështje financire, mendoni se çfarë do të ndodh pas kësaj në Shqipëri. Kam parë ministren shqiptare të Shëndetësisë që më duket si e vetmuar, lëre më atë kryetarin e Kuvendit, që flet pas një muaj, që është edhe kreu i shtetit shqiptar, ku ishte ai pse nuk flet? Ka nevojë për një fjalë të mirë jo vetëm nga skype, për doren e politikës që ka marë të gjitha privilegjet dhe tani duhet të duket duke iu shtrirë dorën njerëzve. Fjala e politikës duihet të jetë në ndihmë të mjekësisë, të kërkimit shkencor. Kjo nuk është një çështje e njërit prej nesh por e të gjithëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)