Një pako e dyshuar lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti të parkuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, në Mat.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
Makina është në pronësi të shtetasit Edmond Pasha. Ka qenë vetë ky i fundit, i cili ka konstatuar lëndën plasëse dhe më pas ka njoftuar policinë.
Mat/Informacion paraprak
Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., ështe konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.