Mesditën e sotme kanë mbërritur materialet zgjedhore në KZAZ 55 dhe 56 të Lushnjes si dhe KZAZ 57 të Divjakës.
Raportohet se mjetet e transportit të komisionit qëndror të zgjedhjeve kanë sjellë në selitë e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve kutitë me përmbajtjen kutive të votimit për qëndrat e votimit të administruara kënga KZAZ përkatëse.
Gjithashtu edhe në KZAZ 57 në Divjakë në ambjentet e qendrës kulturore kanë mbërritur 67 kuti të qendrave përkatëse të votimit.
Gjithë procedura është ndjekur nga afër nga organet e rendit të cilat duke nisur nga sot do të qëndrojnë 24 orë nën monitorimin e tyre të gjitha KZAZ.