Aktori Samuel Shepard dhe fituesi i çmimit “Pulitzer” ka ndërruar jetë tre ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Mirëpo kolegu i tij Matthew McConaughey nuk e dinte që ai kishte ndërruar jetë.
Ai e merr vesh lajmin në mënyrën më të keqe të mundshme, mbi tapetin e kuq mbrëmjen e Premierës së filmit të tij më të ri “The Dark Tower”.
Lajmin e hidhur McConaughey e mori vesh nga një gazetar i Associated Press, i cili e pyet se si ndihet pas vdekjes së mikut dhe kolegut të tij.
“Çfarë, Sam Shepard vdiq? E martë dreqi, nga çfarë?””, përgjigjet aktori i cili nga tronditja vendos duart në kokë.
Gazetari nuk e dinte shkakun e vdekjes dhe nuk arriti dot t’i jepte një përgjigje të saktë aktorit, megjithatë vazhdoi të insistonte për pyetjen e tij.
“Nuk do ta bëj të duket si diçka normale, po e dëgjoj për herë të parë. Gjithmonë i thosha regjisorit Jeff Nichols që trailer-i i filmit “Mud” mund të kishte qenë vetëm Sam Shepard i ulur në një karrige jeshile, që i tregon djalit kush është Mud. Do të kishte qenë një trailer 2 minuta e gjysmë i gjatë, por i paparë…Vdiq sot?! Dreqin, humbëm një nga të mirët. Shkrimtar i shkëlqyer, mendje e shkëlqyer. Shihemi në jetën tjetër Sam,”, shprehet McConaughey. Më pas ai përshëndet kameran dhe largohet.
Samuel Shepard, shkurt Sam, është një nga aktorët dhe shkrimtarët më me influencë të gjeneratës së tij. Specialiteti i tij ishte të kapte anët e errëta të jetës familjare amerikane. (D.D/Shuplaka)