Teksa është duke u zhvilluar provimi i parë i maturantëve në të gjithë vendin, ka dëshmi se tezat janë publikuar në rrjetet sociale, për të favorizuar persona të caktuar. Kështu në një postim në Facebook ish-kryeminitri Sali Berisha ka denoncuar situatën në qytetin e Kukësit, ku sipas tij maturantëve po iu bëhen lëshime kundrejt votës.
“Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! sb
Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!”,shkruan Berisha.
Maturantët në të gjithë vendin po i nënshtrohen sot testeve për gjuhën e huaj.