Rreth 38 mijë maturantë do i nënshtrohen ditën e sotme provimi të dytë të Maturës Shtetërore 2017, atij të detyruar.
Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa, të cilat do të vlerësohen me nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje me zhvillim që në total do të vlerësohen me 37 pikë.
Maturanti duhet të paraqitet në mjediset e provimit brenda orarit të caktuar dhe në atë moment duhet të jenë të pajisur me dokumentin e identifikimit dhe mjetet e tjera të nevojshme.
Rreth tri orë pas përfundimit të provimit, pritet që Agjencia Kombëtare e Provimeve të publikojë skemën e vlerësimit të testit. Ky është provimi i dytë për maturantët e këtij viti pas atij të mbajtur më 5 qershor, ku ata iu nënshtruan provimit të Gjuhës së Huaj.
(XH.A/SHUPLAKA)