Maturantët pasi kanë përfunduar provimin e matematikës rikthehen në pròtestë për pretendimet që ata kanë në lidhje me provimin e gjuhës dhe letërsisë.
Pjesëmarrësit në pròtestë aktualisht kanë bllòkuar rrugën para Ministrisë së Arsimit dhe numri i tyre po vijon të rritet. Për sa i përket provimit të sotëm të rinjtë nuk shfaqin ndonjë pretendim, sipas tyre teza e sotme nuk ka pasur asnjë problem dhe ishte mjaft korrekte.
Protesta është në vijimësi të kërkesave të tyre mbi pretedimet e ngritura mbi provimin e gjuhës. Ata shprehen që do ta vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e kërkesave dhe rishikimin e testit.
Maturantët, në draftin e kërkesave të tyre që dorëzuan në ministri, kërkuan rishqyrtimin e testit dhe rivlerësimin e problematikave në të, nga ana e një komisioni të paanshëm.
Gjithashtu ata kërkuan që të hiqen nga vlerësimi të gjitha pyetjet që sipas tyre nuk kanë qenë pjesë e sistemit të pyetjeve orientuese.
Pyetja që bëri namin në rrjete sociale dhe të cilën të rinjtë e kthyhen në ‘meme’ ishte ajo mbi “ç’farë bëri Turi”. Duke e paraqitur testin e gjuhë-letërsisë si qesharak dhe jo të përshtatshëm, maturantët kërkojnë nga Ministria e Arsimit një zgjidhje sa më të drejtë mbi sistemin e vlerësimit të notës.