04:42 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Maturantja nga Librazhdi denoncon drejtoreshën e shkollës: Na merr lekë për diplomën e maturës

18:55 | 07/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Maturantja nga Librazhdi denoncon drejtoreshën e shkollës: Na merr lekë për diplomën e maturës

Një maturante nga Librazhdi, akuzon drejtoreshën e shkollës së saj, se u merr lekë për certifikatën e notave dhe diplomën e maturës.

Nxënësja e cilë kërkon të mbetet anonime, shkruan për gazetën “Panorama”, se drejtoresha quhet Klarita Lumani.

Sipas maturantes, drejtoresha  këtë vit ashtu sikurse edhe vitin e kaluar u ka kërkuar të gjithë maturantëve të paguanin 500 lekë të reja, për të marrë këto dy dokumenta.

“Diten e shtune ne date 22/07 ne maturantet u paraqitem ne shkolle per te mare Certifikaten e notave te Gjimnazit. Po ashtu dhe diplomen. Arsyeja qe une po ju shkruaj eshte se ndodhi dicka e cuditshme dhe e papranueshme. Drejtoresha e shkolles tone, pra e gjimnazit Ibrahim Muça zonja Klarita Lumani na kerkoi te gjithe ne maturanteve te paguanim 500 leke te reja, pra 5 mije te vjetra per te mare keto dy dokumenta, Certifikate notash +Diplome Mature.”, shkruan maturantja.

Më tej vajza thotë se për këtë nuk i jepet asnjë mandat, ndërkohë që lekët i dorëzohen në dorë drejtoreshës.

DENONCIMI I MATURANTES

Pershendetje! Doja te beja nje ankese per nje problem vertet shqetesues qe ka ndodhur ne shkollen time. Une sapo perfundova vitin e 3te Gjimnazit.

Diten e shtune ne date 22/07 ne maturantet u paraqitem ne shkolle per te mare Certifikaten e notave te Gjimnazit. Po ashtu dhe diplomen. Arsyeja qe une po ju shkruaj eshte se ndodhi dicka e cuditshme dhe e papranueshme. Drejtoresha e shkolles tone, pra e gjimnazit Ibrahim Muça zonja Klarita Lumani na kerkoi te gjithe ne maturanteve te paguanim 500 leke te reja, pra 5 mije te vjetra per te mare keto dy dokumenta, Certifikate notash +Diplome Mature.

Ne asnje gjimnaz tjeter nuk paguhen para per kete gje sepse keto dokumenta vijne nga Ministria e Arsimit dhe me pas ne Zyrat Arsimore te cilat i shperndajne ne shkolla.

E njejta drejtoreshe ka bere te njejten veprim pra marje parash edhe para dy vitesh edhe kete vit.

Para per te cilat ne nuk marim asnje mandat dhe jepen drejtperdrejt kesh ne doren e drejtoreshes, e cila nuk na jep asnje shpjegim se pse po i paguajme.

Kjo eshte nje neperkembje dhe shkelje e te drejtave tona si nxenes te arsimit publik i cili presupozohet se eshte falas.

Do iu lutesha ta publikoni si rast te pakten vitet pasardhese te mos bejne pagesa te pajustifikuara si ne. Ju faleminderit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Gjimnazi Ibrahim Muca
Pas

Dëgjesat publike, Rama publikon raportin për Lezhën: 49 ankesat që më kanë bërë qytetarët

Para

Zjarret në vend, Qazim Sejdini: Nuk mund t’i lihet faji pushtetit vendor

Para
Zjarret në vend, Qazim Sejdini: Nuk mund t’i lihet faji pushtetit vendor

Zjarret në vend, Qazim Sejdini: Nuk mund t’i lihet faji pushtetit vendor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.