Në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit ditën e nesërme në kuadër të Ligës së Kombeve, kapiteni i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka dalë në konferencë për shtyp në Tel Aviv përpara gazetarëve vendas ku foli për ndeshjen e nesërme ku iu përgjigj disa pyetjeve ‘ngacmuese’
Gjendja fizike e juaj është e dobët për shkak të minutave të pakta në klub, si do luani nesër për 90 minuta?
Jam gati për të luajtur për 90 minuta dhe për të dhënë më të mirën për skuadrën.
Repartet dhe gjendja fizike në krahasim me Izraelin?
Izraeli ka ndryshuar shumë që nga ndeshja e fundit dhe me trajnerin e ri janë më të fortë dhe ne duhet të shfaqemi më mirë. Me vetëbesimin që morën pas fitores me Skocinë janë edhe më të fortë por ne jemi përgatitur më mirë dhe besoj se nëse luajmë me vetëbesim do fitojmë edhe nesër. 1-0 do të ishte shumë mirë, me zero do të ishte shumë mirë.
Keni ardhur në Izrael pa bërë asnjë stërvitje dhe si do luani nesër të pa stërvitur, për më tepër keni besim në fitore?
Ne jemi Shqiptarë dhe vetëbesimin e kemi nga natyra jonë. Stërvitja që kemi bërë na mjafton. Klima nuk do jetë shumë ndryshe dhe nuk do të na pengojë fare.
(B.H/Faxweb)