02:32 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mavraj për ”Bild”: Më mirë të dhuroj e të ndihmoj familje në nevojë sesa të ble një orë ”Roleks”

14:31 | 30/05/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mavraj për ”Bild”: Më mirë të dhuroj e të ndihmoj familje në nevojë sesa të ble një orë ”Roleks”

Mërgim Mavraj është një nga personazhet më të veçanta në grupin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe këtë e kanë kuptuar shumë shpejt edhe në Gjermani. Mediave gjermane u ka bërë shumë përshtypje se si futbollisti shqiptar nuk ka nisur pushimet si shokët e skuadrës të Hamburgut, por ka udhëtuar drejt vendit tonë për t’u marrë me bamirësi.

Në një intervistë për “Bild” ai ka shpjeguar se pse e bën një gjë të tillë dhe se si çdo herë që vjen në vendin tonë, përballet me skena që në vende të tjera të botës askush nuk do t’i konceptonte të mundura në vitin 2017.

Monako, Kanë, Kaliforni. Shokët tuaj të skuadrës po ia kalojnë shumë mirë. Ndërsa ju keni kaluar ditët e para të pushimit në Shqipëri. Ju lutem na e shpjegoni…

Prej dy vitesh jam patroni i një organizate bamirësie që punon për nevojtarët e të gjitha llojeve. Ne ndihmojmë që fëmijët të kenë një edukim më të mirë shkollor, sigurojmë mësues të cilët shkojnë në fshatrat e tyre, kujdesemi për më të moshuarit, të sëmurët, ndihmojmë me shtëpitë dhe me puset e ujit.

Shumë e veçantë. Çfarë ju shtyn ta bëni një gjë të tillë?

E bëj sepse dua të ndihmoj. Ky ka qenë gjithmonë motivimi im. Edhe kur isha më i vogël, në Shqipëri harxhoja të gjithë paratë e xhepit për njerëzit që jetonin në rrugë. Sot e shoh veten më të përfshirë.

Çfarë do të thotë kjo?

Po ju jap një shembull të thjeshtë. Unë mund të blej një Roleks në Gjermani ose të ndërtoj një shtëpi në Shqipëri për një familje me shtatë persona. Kjo situatë nuk më shqetëson mua personalisht. Tani kam privilegjin që të fitoj shumë para duke luajtur futboll. Përveç kësaj, kisha mundësinë të njihja shumë njerëz të rëndësishëm dhe me influencë. Unë dua të shfrytëzoj këtë rrjet, ta përdor siç duhet dhe të bëj gjëra të mira.

Si e përjetoni eksperiencën në terren?

Më bën vazhdimsht të trishtohem dhe mërzitem. Nuk e kuptoj se si është ende e mundur të ekzistojë një gjë e tillë në vitin 2017. Kam parë fëmijë të sëmurë të flenë mbi beton dhe duke jetuar në kushte higjenike katastrofike. Një gjë e tillë do të ishte e pakonceptueshme në Gjermani.

A e ndjeni mirënjohjen e njerëzve?

Po, por unë e kuptoj me vonesë. Vetëm kur kthehem në shtëpi dhe këto familje më dërgojnë video, foto dhe mesazhe. Atëherë e kuptoj se kam bërë gjënë e duhur. Më bën të lumtur. Më jep qetësi edhe mendërisht, ndryshe nga sa mund të më dhurojë një makinë e re për shembull.

Si do ta kaloni pjesën tjetër të pushimeve?

Do qëndroj edhe pak ditë në shtëpinë time pranë Frankfurtit. Pastaj do të udhëtoj drejt ekipit kombëtar dhe më pas në Kosovë, te nëna ime.

Le të flasim për futbollin. Këlni, ku ju luajtët në pjesën e parë të sezonit, arriti Europën. Hamburgu arriti të mbijetonte. Cilën e pritët më me padurim?

Të dyja janë arritje të bukura. Por ishte më emocionuese eksperienca në Hamburg. Ishte një ndjesi jashtëzakonisht e fortë. Në çdo javë ne luanim një finale, thuajse ishim të detyruar të mos humbnim asnjëherë. Ishte ndjesia më e bukur që të ndëshkonim ata njerëz që na kishin fshirë nga gara. Diçka e çmendur. Ndoshta ishte më entuziazmuese sesa një titull kampion.

Cili ishte çelësi i suksesit?

Trajneri! Në fazën më delikate ai ruajti qetësinë, gjeti përgjigjet e duhura. Diçka që shumëkush e pret vetëm nga emra si Hejnkes apo Ançeloti. Ishte mbresëlënëse dhe asi ynë nën mëngë.

Mbijetesa u sigurua. Çfarë duhet të presim në sezonin e ardhshëm?

Është e rëndësishme që ne të kemi mësuar leksionet e duhura, të vazhdojmë të besojmë në vetevete dhe të vazhdojmë me përulësi një proces që kemi nisur që në dhjetor. Por është e qartë, askush nuk dëshiron të flasë më për mbijetesën./ panorama sport

Etiketa: Mavrajmergim mavrajsport
Pas

Denoncimi tek Berisha: Drejtorit i Hipotekës Durrës drejton fushatën e Milva Ikonomit

Para

Prej dy ditësh në veri të vendit, Rama i painformuar me zhvillimet e Tiranës (FOTOJA E NXJERR ZBULUAR)

Para
Reagon Rama pas takimit të Bashës me aleatët: Lulëzim ta kam thënë, caktoje vetë…

Prej dy ditësh në veri të vendit, Rama i painformuar me zhvillimet e Tiranës (FOTOJA E NXJERR ZBULUAR)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.