Po zhvillohet në Durrës konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares Shqiptare të futbollit Panuçi dhe kapitenit Mërgim Mavraj.
Mavraj ka kërkuar sërish falje lidhur me kartonin e kuq, të marrë në ndeshjen me Skocinë, duke thënë se ndihet keq nga të gjitha komentert negative që i janë drejtuar në këto ditët e fundit.
Mavraj: Kam kërkuar falje trajnerit dhe skuadrës. Më dhembin në shpirt te gjitha komentet negative që janë bërë në drejtim të skuadrës, nuk kemi patur performancë të duhur për të fituar ndeshjet e fundit, na mungon vetbesimi qe do sjellim sukses. Nuk ka shenjë çrregullimi brenda skuadrës. Një skuadër si e jona do pak kohë të bëhet si ka qenë më parë. Ne nuk luajmë as kundër trajnerit, as për inat të tij.
(E.K/FAXWEB.AL)