Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
Me 90 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi këto ndryshime ndërkohë që këtij komisioni i janë shtuar 2 pjestarë të rinj, ku nga 10 anëtar që ishte parashikuar në fillim, është bërë me 12 anëtarë.
Kujtojmë se më herët, dep[utetja Rudina Hajdari e ka quajtur këtë hap të hedhur me votat e mazhorancës dhe opozitës, si një arritje të opozitës së re për ndryshimin e sistemit elektoral.
Ky Komision do të drejtohet nga Damian Gjiknuri si përfaqësues i mazhorancës dhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e Grupit Parlamentar Demokrat.
Përbërja e Komisionit:
Partia Socialiste
Damian Gjiknuri Bashkëkryetar
Bashkim Fino Anëtar
Alket Hyseni Anëtar
Klotilda Ferhati Anëtar
Blerina Gjylameti Anëtar
Vasilika Hysi, Anëtare
Grupi Parlamentar Demokrat
Rudina Hajdari, Bashkëkryetar
Mylym Murrizi Anëtar
Andi Përmeti Anëtar
Korab Lita, Anëtar
Grupi Parlamentar i Pavarur
Nimet Musai Anëtar
Ralf Gjoni Anëtar
(F.GJ/FAXWEB.AL)