21:44 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mazhoranca është sulur në Greqi për të patronazhuar!”, denoncimi i PD: Peleshi ka hapur një zyrë që e paraqet si të KQZ

10:09 | 22/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mazhoranca është sulur në Greqi për të patronazhuar!”, denoncimi i PD: Peleshi ka hapur një zyrë që e paraqet si të KQZ

I dërguari politik i Partisë Demokratike në Korçe, Ivi Kaso, ka denoncuar një rast të asaj që përbën sipas tij përpjekje për të keqpërdorur të dhënat e shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit dhe që duan të regjistrohen si votues për zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë nga selia blu, Kaso u shpreh se Niko Peleshi dhe ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ.

“U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit”, u shpreh ai, ndërsa i bëri thirrje KQZ që të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.

Deklarata e plotë:
Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit.
Ai, bashkë me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre.
Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë.
U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit.
Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.
Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë.
Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cënon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale.
Pamjet e shumta dhe flagrante të këtyre zyrave të pushtetit të hapura në diasporë, do të duhet të ishin motiv shqetësimi si për Komisionerin e të dhënave personale, i cili s’ka hezituar të marrë masa dhe gjobisë opozitën në zgjedhjet vendore.
Zyrat elektorale për patronazhimin e të dhënave, duhet të jenë në vëmendje edhe të SPAK-ut, i cili duhet të hetojë jo vetëm burimin e financimit të tyre por dhe të hetojë e parandalojë që nga zyra patronazhimi të mos kthehen në zyra shitblerje vote.
PD do të jetë vigjilente në monitorimin e tyre dhe më referimin në organet ligjzbatuese të çdo shkelje që ndodh në to, dhe për këtë fton gjithë qytetarët në diasporë të denoncojnë pranë PD çdo shkelje që ndodh në to.
Ndërkohë, Nikos që garon të dalë kampion i manipulimit të vullnetit të zgjedhësve për t’ju rikthyer në qejf shefit të vet, i themi që korçarët, pogradecarët, devollinjtë, por edhe Maliqi e Pusteci e kanë ndarë mendjen që të mos votojnë për përmbushjen e çerek shekullit të Nikos në pushtet, por për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit të tyre.

Pas

Vengu: FA, rritje të kontributit në misionet ndërkombëtare

Para

Tentoi të shmangë kontrollin dhe goditi me grusht në fytyrë doganierin, arrestohet 58-vjeçari në Kukës

Para
Me drogë në makinë/ Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 35-vjeçari

Tentoi të shmangë kontrollin dhe goditi me grusht në fytyrë doganierin, arrestohet 58-vjeçari në Kukës

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

Numërimi në Vorë/Dalin rezultatet e para në media: PS 124 vota, PD-ASHM 42 vota.

VIDEOLAJM/ Kutitë e votimit nga qendra e votimit në “Petro Nini Luarasi” dërgohen drejt KZAZ-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.