16:16 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mazhoranca i bën ‘qokën’ e fundit Arta Markut, nuk voton kundër. 78 deputetë abstenojnë

15:35 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Terr informativ në Prokurori/ Kush po përpiqet të ‘’zbërthejë’’ tensionin brenda mureve të organit të akuzës

Mazhoranca duket se kishte një plan për votimin e bërë pak minuta më parë në sallën e Parlamentit për të zgjedhur kryeprokurorin e ri. Në mbledhjen e grupit që socialistët mbajtën me dyer të mbyllura në mëngjes, deputetët morën urdhër që të votojnë për kandidaturën e Olsian Çelës.

Por mesa duket, mazhoranca ka patur një plan edhe për votimin për ish-kryeprokuroren e përkohshme tashmë, Arta Marku. Në momentin e votimit u vu re se 78 deputetë abstenuan. 78 janë deputetët që ka mazhoranca në Parlament, çka do të thotë se socialistët preferuan të abstenojnë për Markun, por jo të votojnë kundër saj.

Ajo arriti të sigurojë vetëm 11 vota pro, ndërsa 22 deputetë ishin kundër saj. Kujtojmë që Arta Marku u zgjodh vetëm me votat e kësaj mazhorance në dhjetor të 2017. Si për të mos rënë në sy për “qokën” e bërë për Arta Markun, 87 deputetë abstenuan edhe për kandidaturën e Fatjona Memçajt.

Pro Memçës u regjistruan 8 vota, ndërsa 16 deputetë votuan kundër. Garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm e fitoi Olsian Çela me 101 vota pro. Ai pritet të betohet në fund të seancës së sotme plenare.

Për të votuar me shumicë të cilësuar Çelën, disa deputetë të opozitës së re kanë bashkuar votat me mazhorancën.

Ajo që ra në sy gjatë seancës së sotme ishte fakti se opozitarët e rinj nuk ngurruan të bashkojnë votat me mazhorancën edhe për projektligje të tjera që ishin pjesë e rendit të ditës.

Një pjesë e mirë e projektligjeve morën më shumë vota nga çduhet, duke treguar në një farë mënyre që përfaqësuesit e opozitës të ulur në Parlament nuk e kanë problem të bashkojnë votat me socialistët.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: abstenimarta markumazhorancaqoken
Pas

FOTO/ U zgjodh me 101 vota Prokuror i Përgjitshëm, ja si e priti Olsian Çela vendimin e Kuvendit

Para

Plas sherri! Menaxheri i VIP-ave e akuzon publikisht, Genta Gjalpi nuk përmbahet: O k…

Para
Plas sherri! Menaxheri i VIP-ave e akuzon publikisht, Genta Gjalpi nuk përmbahet: O k…

Plas sherri! Menaxheri i VIP-ave e akuzon publikisht, Genta Gjalpi nuk përmbahet: O k…

Discussion about this post

 



Të Fundit

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

Interesante nga 302 shi! Të burgosurit nderojnë me vota bashkëshorten e Prokurorit…

PD tërbohet me kryeministrat e Europës, që uruan Ramën: Duan ta kthejnë Shqipërinë në një vend fekalesh

Konfigurimi i parlamentit të ri, kush do të ulet në 140 karriget e Kuvendit

Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi(VIDEO)

“Fundi i karrierës time politike”, Edmond Spaho njofton largimin pas humbjes së PD

E rëndë në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Gonxhja: Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë se me programin tonë ja kemi dalë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.