17:44 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mazhoranca nis lëvizjet për të shkarkuar Metën? Çfarë thotë njeriu i afërt me Ramën

21:22 | 08/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mazhoranca nis lëvizjet për të shkarkuar Metën? Çfarë thotë njeriu i afërt me Ramën

Duket se mazhoranca do të lëvizë të gjitha gurët që zgjedhjet të mbahen në 30 Qershor. Pas Ramës që u shpreh se ishte tre lëvizje para të tjerëve, Alfred Peza, zyrtar i lartë në PS dhe njëherësh i afërt me kryeministrin ka hedhur tezën se Ilir Meta duhet të zëvendësohet me urgjencë.

‘’Duke qenë se jemi përpara një akti të kryer vetvrasjeje nga Presidenti në tentativë për ti bërë grusht shteti Republikës se vet, deri të hënën Parlamenti duhet të jetë mbledhur për ta shkarkuar. Vendi i Ilir Metës, nuk duhet lënë më, asnjë minutë bosh”, shkruan Peza.

Postimi i plotë:

Ilir Meta u vetvra si Allende! Duhet zëvendësuar URGJENT!

Për të gjithë ata që mendonin se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk është nga ata burra që e mban fjalën, sot janë zhgënjyer.

Sepse ai sapo e vrau veten, ashtu siç na kishte premtuar nga Pogradeci, si Presidenti kilian Salvador Allende.

Në ndryshim nga ai, ky akt dëshpërimisht “in extremis” nuk erdhi sepse pallati i tij ishte rrethuar nga trupa ushtarake, në përpjekje për të realizuar një grusht shteti.

Përkundrazi. Ai ishte i rrethuar nga opozita që kërkoi prej tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura që të bëntë një grusht kushtetues shteti, dhe ai nuk ua prishi.

Ua plotësoi dëshirën: Shkroi një letër ku thotë se paska vendosur që të shfuqizojë Dekretin Nr. 10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Arsyeja? As ai nuk e di. E rëndësishme ishte që ora e deklaratës së tij të përputhej me fillimin e protestës së radhës, të opozitës së rrugës. Por do mendohet pak, sa të nxihet pak në diell në plazh. E shtuna dhe e diela përpara janë.

Ndaj na tha: Në komunikimin të hënës, dt. 10 qershor, do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Presidenti i Republikës sipas nenit 92, pika gj, të Kushtetutës, ka të drejtë vetëm të “caktojë datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”

Pra, Presidenti nuk ka të drejtë të shfuqizojë dekretin e datës së zgjedhjeve. Kjo është arsyeja se përse ai nuk ka asnjë referencë Kushtetuese dhe Ligjore në deklaratën e tij. E se përse do mendohet deri të hënën.

Duke qenë se jemi përpara një akti të kryer vetvrasjeje nga Presidenti në tentativë për ti bërë grusht shteti Republikës se vet, deri të hënën Parlamenti duhet të jetë mbledhur për ta shkarkuar. Vendi i Ilir Metës, nuk duhet lënë më, asnjë minutë bosh.

 

Pas

Eva Murati thumbon koleget: “S’ua ngop egon Instagram-i, duan patjetër televizionin”

Para

Greqi/ Motra e Katsifasit, e para në listën e kandidatëve për deputet: Pse e mora vendimin

Para
Mediat greke: Mijëra njerëz nisen për të marrë pjesë në funeralin e Katsifas

Greqi/ Motra e Katsifasit, e para në listën e kandidatëve për deputet: Pse e mora vendimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm turk takim me delegacionin e Hamasit: Qëllimi i Izraelit është aneksimi i Bregut Perëndimor

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.