Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka deklaruar se duhet të merren masa në mënyrë që të ndalet emigrimi masiv i shqiptarëve jashtë vendit.
Ndryshe sipas saj Shqipëria do të kthehet në një azil gjigand të të moshuarve dhe Shqipëria nuk do të ekzistojë më kështu siç e njohim në vetëm një dekadë.
“Thirrje çdo shqiptari që të mos pranojë të bëjë me video apo fotografojnë votën që i kërkohet përmes presonit që i bëhet familjarëve të tyre në administratë. Edhe në raportin e OSBE përmendej përdorimi i administratës, i parave edhe nga pushteti lokal edhe për të çuar autobusë, pra nuk ka dyshim që para tjetër po përdor mjete të dënueshme. Por pavarësisht kësaj, mesa duket diaspora dhe shqiptarët e kanë në ndërgjegje të qartë se çfarë do të bëjnë dhe që do të votojnë numrin 1”, tha ajo.