Maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha të propozuara nga ai në Kuvend për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.
Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga moazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro.
Amendamentet e propozuara nga Berisha
1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.