Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj, mblidhet sëbashku me gra të tjera demokrate në sheshin e quajtur “Sheshi i Lirisë”, ku po kryhet protesta e opozitës që prej 18 shkurtit.
“Çadra” ku protestojnë opozitarët jo shumë larg palës tjetër, pasi ndodhet përballë selisë së Kryeministrisë. Anëtarët e palës tjetër, Hajdarmataj i cilëson si varrmihësit e demokracisë.
“Këtu, në Sheshin e Lirisë është parlamenti i vërtetë i qytetarëve të lirë, që me votën e tyre do të sjellin Republikën e Re.
Ndërkohë, jo shumë larg prej këtu, varmihësit e Drejtësisë duan të miratojnë reformë!!!
Fasada parlamentare që është kapur nga krimi dhe korupsioni gjen guximin e të marrit dhe “të fortit”, për të votuar pa Opozitën.”, shkruan Hajdarmataj.
Ditën e sotme, mazhoranca votoi për anëtarët e komisionit të verifikimit të kandidatëve për Vettingun. Kandidatët fitues dolën, Luan Rama nga LSI si edhe Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja nga PS-ja. (D.D/Shuplaka)