Vetëm një ditë më parë, bashkia e Tiranës prezantoi draftin final të planit urbanistik të kryeqytetit, para se ta kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në 29 dhjetor.
Nënënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku, në një intervistë për televizionin Ora News është shprehur se plani i paraqitur bazohet në standartet më të mira zhvillimore.
“Ky plan bazohet në standartet më të mira zhvillimore. Fokus i bashkisë është rregullimi i lagjeve dhe rrygëve. 17% e njerëzve lëvizin me makinë, por ne jemi për qytetarët dhe jo për makinat, pasi mbi 80% përdorin mjete alternative transporti. Gjithsesi në jemi në përfundim të parkingut me 380 vende.”
Sipas Maznikut, ky project do të kalojë me patjetër me datë 29, madje me një shumicë të cilësuar.
Ndër të tjera, nënkryetari shprehet se nuk do ketë ndryshime të paketës fiskale apo ndryshim taksash. (D.D/Shuplaka)