Për hërë të parë pas disa viteve që janë ndarë këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për ndarjen e saj nga Genti, partneri që pati për 17 vite me rradhë, me të cilin ka edhe djalin.
Tashmë këngëtarja e ka hedhur pas krahëve këtë moment të vështirë, madje dhe është përgjigjur për Revistën Who për të gjitha ndjesitë e postndarjes.
Maliqi i është përgjigjur dhe një pyetjeje të sikletshme të bërë në intervistë, për mënyrën sesi ajo po përballon ekonomikisht jetën, pasi më herët ‘’mbahej’’ me paratë e bashkëshortit të saj.
Shumë njerëz e kanë komentuar faktin se si do ia bësh tani? Kjo për shkak të të ardhurave që ish-bashkëshorti posedonte. Është e vështirë pa të?
Sa ma qajnë hallin, e di, e di. Duke qenë vetëm kisha shumë hapësira për të punuar vetë dhe për t’ia dalë mbanë. Kam bërë ndryshime, në biznes kam krijuar marrëdhënie të reja pune. Falë Zotit kam energji, psikologjikisht jam e shëndetshme dhe më pëlqen shumë puna. Nuk hyj tek personat dembelë që janë mësuar të varen nga të tjerët.
Po bëj dy vjet që jam vetëm, edhe pse lajmi ka dalë përpara një viti. Çdo gjë ka shkuar mirë, për më tepër që divorci me Gentin ka përfunduar me një pakt marrëveshjeje midis dy personave të civilizuar dhe përkujdesja e tij kundrejt Danit, sido që të jetë i bën gjërat më të lehta. Ne jemi të dy shumë të përgjegjshëm kundrejt atij që na bashkon dhe që do të na bashkojë përjetësisht.
(E.K/FAXWEB.AL)