Është shoqëruar mëngjesin e sotëm në komisariatin e Fierit pronari i një televizioni lokal në qytetin e Fierit.
Pronari i AVN Tv u mbajt mbi 7 orë në komisariat. Fatos Mihali tentoi të hapte një pusetë për ujërat e bardha.
Mihali tregon se edhe pse i ka shkruar disa letra ujësjellësit, gjendja në dyqanin që ai ka lënë me qera për një notere ka qenë e njëjtë, duke u përmbytur hera-herës. Sipas tij sa herë që bie shi, uji hyn në dyqan duke dëmtuar godinën dhe punën e noteres.
Për këtë ai është detyruar mëngjesin e sotëm që të ndërhyjë vetë në mënyrë që të gjente problemin, po menjëherë është ndaluar nga ana e policisë.
Ai tregon se për të zgjidhur problemin ka vendosur një tub provizor në rrugë, po kjo është cilësuar si e paligjshme nga ana e bluve të qytetit të Fierit.
Mihali thotë se edhe pse është një personazh i njohur në qytet, atij i është dashur që të qëndrojë për 7 orë në komisariat në mënyrë që të sqaronte ndërhyrjen në pusetë.
Mihali flet për Fax News: Kam muaj të tërë që kërkoj leje në Bashki, dhe kam hasur në indiferencën e tyre, shtëpia ime përmbytej.
Meqë nuk vijnë të më japin lejen, atëherë të më lejojnë që të ndërhyj vetë për të rregulluar problemin. Ligji është i shkruar po nuk po zbatohet drejtë. Nga ky vend duhet vetëm të ikësh.
(E.K/FAXWEB.AL