Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u përball sot me kundërshtimin e banorëve të tensionuar, gjatë aksionit për prishjen e 9 objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Jalës.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë mjaft të ashpër nga selia e Partisë Demokratike ku ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nëse “një fije floku” u preket përfaqësuesve të opozitës ai do ta lajë me kokën e tij.
“Një fije floku po iu prek çdo përfaqësuesi të opozitës përgjegjësinë do ta mbash në kokën tënde”, paralajmëroi Basha kryeministrin.
Ai është shprehur se PD do të bëj një kallëzim sot për Fatmir Metën, i cili sipas tij ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit.
Kjo deklaratë e Bashës vjen pas përplasjes që pati ditën e sotme deputetit i PD-së Agron Shehaj në Jalë me drejtorin ekzekutiv të IKMT-së në Vlorë Fatmir Meta, i cili cili iu drejtua me tone kërcënuese ndaj deputetit demokrat.
Siç duket dhe nga video debati ka qenë mjaft i ashpër dhe i tensionuar midis deputetit Shehaj dhe drejtorit ekzekutiv të IKMT-së në Vlorë Fatmir Meta.
Shehaj: Kjo ka 18 vjet që jeton këtu dhe ti vjen i prish shtëpinë. I keni marrë shtëpinë.
Punonjësi i IKMT-së: Mos ma ngre zërin ti mua, vini këtu për të bërë poltikë, politikën bëjeni andej. Na lej të bëjmë punën e shtetit. Të njoh shumë mirë. Na ngatërron me veten.
Më tej kreu i IKMT-së gjatë debatit i është drejtuar Shehajt duke i thënë: Hajdut kriminel, mbaje mend fytyren time… Do takohemi.
Ndërkohë Basha ka hedhur akuza të forta për Fatmir Metën ku thotë se ai ka qenë shef komisariati në periudhën më të errët ku janë bërë dhjetëra vrasje dhe makinën e tij bandat e përdorën për të ekzekutuar Azem Hajdarin.
https://www.youtube.com/watch?v=oL10x6pdSYY
https://www.youtube.com/watch?v=-eHJ2nMi7e4