Një shtetas është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanosën dhe mbajtën peng një person.
Është kryer arrestimi i Erjon Bashës 32 vjeç dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Q. Basha 71 vjeç, pasi mbajtën peng një person brenda një dyqani në Tiranë, të cilin e kërcënuan deri sa ai ktheu paratë që sipas tyre u detyrohej.
Burime të policisë shprehen se dy të akuzuarit 41-vjeçarin me iniciale D. P duke mos e lejuar të dalë nga dyqani derisa ai ka shlyer shumën monetare prej 7000 lekësh që u detyrohej.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Më datë 31.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit, Erjon Basha, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe procedimin në gjendie të lirë të shtetasit, Q. Basha, 71 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartë përmendur më datë 31.01.2017, në Rrugën “Sami Frashëri”, kanë mbajtur pa dëshirën e tij, shtetasin D. P., 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 Lekësh, shumë të cilën ky shtetas i detyrohej shtetasve të lartë përmendur.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)