Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço ka rrëfyer sot vështirësitë e dietës së famshme që ka mbajtur këngëtarja Jennifer Lopez.
Iva Tiço e ndoqi dietën strikte 10 ditore dhe premtoi se do të ndante momente hap pas hapi në profilin e saj në Instagram.
Por sot te “Rudina”, Iva u shpreh se nëse nuk do të kishte premtuar në emision, ajo do të kishte hequr dorë shumë shpejt, pasi të linte sheqernat ishte shumë e vështirë për të.
Iva tha se në 10 ditë humbi 2 kg dhe na bëri të kuptojmë se po të mos kishte qenë për faktin që u bë publike, do ta kishte shkelur dietën, e cila sipas saj ishte më e vështirë sesa të lije cigaren.
“Kuptova që kisha varësi nga sheqernat. E pata më të vështrë sesa shoqja ime që po linte cigaren”, u shpreh ajo duke na treguar vështirësitë e kësaj diete.”- tha ajo.
Dieta 10-ditore e Jennifer Lopez kërkon ushqimin me produkte pa sheqerna, yndyrna, pa brumëra por vetëm me ushqime të shëndetshme që përmbajnë proteina.