Pak para largimit drej Kirgistanit, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i ftuar në “Real Story” është shprehur se ndihet i zhgënjyer dhe i skandalizuar për faktin që ende nuk është arrestuar Klement Balili.
“Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq”, ka thënë Lu.
Në studion e “Real Story”, Lu suprizoi me çorapet me peshq që kishte zgjedhur të mbante veshur. Lu tha se puna për kapjen e peshqeve të mëdhenj ende nuk ka përfunduar.
“Nuk do të thoja është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar….Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni”, theksoi ai.
(J.D/faxweb.al)