Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona ditën e sotme, pasi akuzohen se tregtonin medikamente kontrabandë në farmacitë e tyre.
Të arrestuarit janë Enval Xhoxhi, 31 vjeç, dhe Kozeta Ylli, 47 vjeç. “Në zbatim të Planit të masave “Pangea X”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale për produktet farmaceutike të falsifikuara”, në kuadër të operacionit policor “Pangea X”, sektori për Krimin Ekonomik dhe financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit: – Enval Xhoxhi, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Kozeta Ylli, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka sekustruar gjithsej 90 medikamente kontrabandë, 42 në farmacinë e menaxhuar nga Xhoxhi dhe 48 në atë të menaxhuar nga Ylli.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande”, “Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2812″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]