Një 57-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Xhevdet Gjikola banues në Vilëz, Zall Bastar, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 57 vjeç, banues në Vilëz, Zall Bastar, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Discussion about this post