Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga policia e kryeqytetit për posedim të armëve të zjarrit.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbatjes pa leje, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të arrestuarit.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuetroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Gun”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet poseduesi.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Princ Vidi” një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.