Policia e Gjirokastrës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Seniçan të Njësisë Administrative Deçan në Këlcyrë pasi akuzohet për amrëmbajtje pa leje.
Burime bëjnë me dije se, Përparim Çangollari 65-vjeç është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë e tipit “Kallashnikov” si dhe 18 fishekë të cilat i mbante pa leje.
Ndaj tij pritet të jepet masa për veprën penale “mbajtje e amrëve pa leje”
(F.GJ/FAXWEB.AL)