Një 29-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë në mes të rrugës gruan e tij e cila mbante në krahë foshnjën e saj vetëm disa muajshe.
Ngjarja e rëndë ku 29-vjeçari pas një konflikti me bashkëshortën ka nxjerrë thikën duke e qëlluar këtë të fundit ka shkaktuar tmerr tek kalimtarët që kanë qenë dëshmitarë.
Sipas mediave italiane, gruaja 29-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Pas ngjarjes, shqiptari ka tentuar të largohet, por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë ndaluar deri në kohën kur erdhi policia. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.
Ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Bolzanos në Itali.
(F.GJ/FAXWEB.AL)