Kilian Mbape është ëndrra e madhe e Realit të Madridit, por një transferim i tillë është pothuajse i pamundur. Paratë nuk janë problem për klubin spanjoll, madje u fol për një ofertë prej 300 milionë eurosh, por lojtari i premtoi besnikëri PSG-së.
As francezët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e fenomenit 20-vjeçar, kështu që… kalojmë të objektivat e radhës. Në skenë qarkullojnë emra si Salah, Dibala, Mane apo Zhoao Feliks. Të gjithë janë lojtarë të mëdhenj, por trajneri francez ka një dëshirë, shkruan gazeta sport expres.
Ai quhet Xhejdon Sanço, 19-vjeçari i Dortmundit. Anglezi ofensiv ka “shpërthyer” sivjet, duke shënuar 12 gola në 39 ndeshje në të gjithë kompeticionet. Të shumta edhe asistet e dhuruara për shokët e tij të skuadrës.
Zidan e pëlqen shumë si lojtar dhe është gati t’ia kërkojë Perezit transferimin e tij në Madrid. Problem mbeten kërkesat e larta të verdhezinjve gjermanë. Dortmundi nuk heq dorë lehtë nga ylli i saj dhe kërkon të paktën 160 milionë euro për kartonin e tij.
Discussion about this post