Kylian Mbappe ka zbuluar shifrat e tij pak ditë para daljes në treg të video-lojës së shumëpritur FIFA 22.
Ylli i PSG, që do të jetë edhe në kopertinën e lojës për vitin e dytë radhazi, ka zbuluar vlerën e tij të përgjithshme: 91, që përmirëson vlerësimin e vitit të mëparshëm.
Mbetet për t’u përcaktuar se kush do të jetë lojtari më i mirë, me Lionel Messi-n që ka një vlerësim të përgjithshëm 93, para Cristiano Ronaldo-s me 92.