08:21 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vdis e mallkuar, vdis!” Fituesi i llotarisë britanike tenton të mbysë gruan pas mbarimit të parave

19:04 | 14/10/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vdis e mallkuar, vdis!” Fituesi i llotarisë britanike tenton të mbysë gruan pas mbarimit të parave

55 vjeçari skocez Graeme Lacey ka pranuar tentativën e vrasjes së gruas së tij në qershor 2019, pasi e kishte goditur me sende dhe enë kuzhine.

Fituesi i rreth 1 milionë paundëve në shortin EuroMillions kishte tentuar të mbyste në fyt gruan e tij gjatë sherrit makabër, që ndodhi kur ata u kthyen në shtëpi pas një mbrëmjeje në bar, pasi i kishin mbaruar partë.

Vrasësi ishte martuar me Monica Lacey në 2003, por u ndanë pak pas sulmit të rëndë. Lacey, i cili fitoi 1 milionë paundë pak para Krishtlindjeve të vitit 2016, kishte shtrënguar me duar në fyt Monica ndërsa i gjatë sulmit i thërriste “Vdis e mallkuar, vdis”.

Prokurorja Marie Irvine, tha në gjykatë: “Ai ishte martuar me Monica Lacey në 2003 dhe u ndanë në qershor 2019. Ditën e sulmit ata kishin dalë në një klub shoqëror me motrën e saj dhe kunatin.

Atje nuk duket se kishte pasur probleme dhe të gjithë u larguan me taksi rreth orës 1 të mëngjesit.

Teksa hynin në shtëpi ai kishte nisur të ulëriste dhe ta shante me emra të ndryshëm. Gruaja ishte përgjigjur duke i kërkuar ‘të mbyllte gojën’ dhe nuk ia vinte veshin.

Burri mori enën e ushqimit të qenit dhe tentoi ta qëllonte me të, por goditi vetëm murin”.

Duke përshkruar sulmin, Irvine tha se Monica u tha hetuesve se besonte se do të vdiste.

Ajo tha: “Ai më pas mori një palë atlete dhe më qëlloi me to, njëra pas tjetrës. I akuzuari i ishte afruar në fytyrë duke e kërcënuar por Monica nuk kishte frikë prej tij dhe kjo bëri që ai ta kapte për ta rrëzuar përtokë”.

Monica arriti më në fund të largonte Lacey nga vetja duke e shtyrë me këmbë dhe më pas thirri të motrën për ndihmë.

Pas sulmit të qershorit të vitit të kaluar Monica i dha fund lidhjes së tyre por thotë se jeta e saj është e shkatërruar dhe se jeton me frikën nga burri.

Sherifi skocez Alistair Carmichael dha masën e paraburgimit për Lacey i cili pret dënimin për sulmin.

 

Pas

Zbulohet skandali/ Amerikanët publikojnë vrasjen e urdhëruar nga Erdogan, ekzekutimi i politikanit të njohur do të ndodhte në Vjenë

Para

Alarmohen autoritetet italiane, rritet frikshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja

Para
E frikshme/ Italia kap shifra rekord, 969 vdekje në 24 orët e fundit

Alarmohen autoritetet italiane, rritet frikshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.