11:46 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbaroi studimet si ekselente në Rusi, vajzës i mbyllen të gjitha dyert në atdhe: Mesazhi që i çova Ramës!

08:40 | 16/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbaroi studimet si ekselente në Rusi, vajzës i mbyllen të gjitha dyert në atdhe: Mesazhi që i çova Ramës!

Monologu i kësaj të premteje i Mustafa Nanos në Provokacija ishte konceptuar ndryshe nga herët e tjera. Sot protagoniste e monologut u bë një vajzë ekselente, por që ende nuk ka gjetur punë në Shqipëri dhe pse ka fituar një vend pune te platforma “Punë të mbarë”, fakti që ka përfunduar studimet në Rusi e penalizon.

Në bisedën të shkurtër në vend të monologut në Provokacija ajo denoncoi këtë fakt, por bëri edhe një apel.

Biseda e plotë

Mustafa Nano: Kush jeni ju?

Jonida Kalani: Përshëndetje unë quhem Jonida Kalani, një studente e sapodiplomuar.

Mustafa Nano: Jeni diplomuar ku?

Jonida Kalani: Në Rusi, në Moskë në universitetin “Miqësia e popujve”

Mustafa Nano: Keni bërë bachelor?

Jonida Kalani: Jo, kam përfunduar studimet Bachelor, master dhe doktoraturë në degën e Shkencave Politike.

Mustafa Nano: Keni mbaruar studimet me rezultate të mira?

Jonida Kalani: Jam pajisur me tre diploma ekselence të njehsuara edhe në Republikën e Shqipërisë.

Mustafa Nano: Dhe jeni kthyer në Shqipëri, kur?

Jonida Kalani: Në shtator 2018.

Mustafa Nano: Mund të mos ktheheshit po të donit?

Jonida Kalani: Po, shteti rus më ofroi mundësinë e punësimit si pedagoge në universitetin ku kam studiuar vetë, por zgjodha të kthehesha në Shqipëri dhe të jepja kontributin tim në zhvillimin e vendit.

Mustafa Nano: Studimet u financuan nga kush?

Jonida Kalani: Kam shkuar në Rusi me bursë nga shteti shqiptar, nga Ministria e Arsimit në vitin 2008 dhe për shkak të rezultateve të larta në Bachelor shteti rus më ofroi bursë për master dhe doktoraturë.

Mustafa Nano: Ju keni ardhur në Shqipëri dhe do filloni punë?

Jonida Kalani: Unë erdha për të filluar punë po hasa vështirësi në këtë proces dhe çelja e platformës punë të mbarë ishte mundësia e shumëpritur.

Mustafa Nano: Edhe aplikuat aty?

Jonida Kalani: Unë aplikova që ditën e parë të hapjes, ngarkova të gjithë dokumentacionin me 3 diploma ekesente të njehsuara në Republikën e Shqipërisë dhe u shpalla fituese .

Mustafa Nano: Keni fituar një vend pune?

Jonida Kalani: Jo fatkeqësisht nuk kam fituar, se kur shkova për të përzgjedhur vendin e punës rezultova në fund të listës së kualifikimeve.

Mustafa Nano: Nuk të shkon mendja se ju jeni me 3 ekselencë, po mos ata të tjerët kanë qenë me 4 diploma ekselence?

Jonida Kalani: Mbase, po atë platformë është marrë një VKM dhe në bazë të këtij vendimi unë rezultoj e kualifikuar, pasi Rusia ka dalë nga organizata OESD dhe pse zotëroj një diplomë doktorature renditem në fund të listës dhe pse jam diplomuar jashtë, sikurse janë shprehur se do i jepet përparësi studentëve jashtë shtetit, e vërteta është ndryshe.

Mustafa Nano: Ka paragjykime për ata që diplomohen në Rusi?

Jonida Kalani: Nuk do doja ta thoja këtë, por shpresoj që të jetë një vendim që do shqyrtohet në gusht në seancën tjetër hapjes së platformës, pasi mendoj që studentët që kanë studiuar jashtë e meritojnë këtë mundësi të jenë të parët në kualifikim në krah të studentëve që kanë mbaruar në BE dhe OESD.

Mustafa Nano: Keni provuar të komunikoni me kryeministrin Rama, ai ka dhe kanal komunikimi?

Jonida Kalani: Po kam provuar t’i dërgoj një mesazh në Whatapp, nuk e ka lexuar akoma. Kam shkruar në platformën “Shqipëria që duam”, por këtu nuk janë mbushur ende 10 ditët e kthimit të përgjigjes.

Mustafa Nano: Ju keni frikë se po penalizoheni për faktin se jeni diplomuar në Rusi?.

Jonida Kalani: Sipas VKM ky fakt më pengon, më rendit mua në fund të listës. Edhe pse Rusia ka qenë një nga vendet anëtare kryesore të OESD dhe mendoj se arsimi dhe politika nuk duhet të ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Mustafa Nano: Ka shumë shqiptarë që diplomohen në Rusi?

Jonida Kalani: Ka shumë shqiptarë që vazhdojnë ende studimet në Rusi.

Mustafa Nano: Po të tjerë që janë kthyer ku janë, akne filluar punë?

Jonida Kalani: Ekzaktësisht nuk e di.

Mustafa Nano: Shpresoj që të gjeni sa më shpejt një vend pune dhe të mos jetë e vërtetë ajo që dyshoni, dhe shpresoj që kjo të jetë një keqkuptim dhe njerëz si ju të gjejnë hapësirë në administratën shqiptare e cila është e mbushur me militantë politikë.

Jonida Kalani: Shumë faleminderit, unë erdha këtu për të bërë një apel që studentët që kanë studiuar jashtë mos klasifikohen në bazë të shtetit, por në bazë të rankimit të universitetit në rang global dhe e dyta mesatarja e një studenti me bachelor nuk mund të krahasohet më një student që ka mbaruar doktoraturë, por të ketë një lloj tjetër klasifikimi.

Mustafa Nano: Unë do të shtoja që ka njerëz në administratë që paragjykojnë diplomën si në këtë rast që vjen nga Rusia dhe unë do ta denoncoj nga kjo studio dhe unë prandaj e kam ftuar këtë vajzë për të denoncuar këtë dukuri. /abcnews.al

Pas

VIDEO/ Nisin presionet e policisë, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës

Para

Jeni i lodhur? Zbuloni tre llojet e ushqimeve që mund të përdorni për tu mbrojtur nga ajo

Para
Jeni i lodhur? Zbuloni tre llojet e ushqimeve që mund të përdorni për tu mbrojtur nga ajo

Jeni i lodhur? Zbuloni tre llojet e ushqimeve që mund të përdorni për tu mbrojtur nga ajo

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Plagosje edhe në Sarandë! Sherr mes të rinjve, dhunë dhe përplasje makinash

Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve! Shkak një konflikt (EMRAT)

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit nga Kosova

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën thirrje izraelit: Mbroni dy spitalet e fundit funksionale në Gaza

Ukraina godet me dron një hotel në Zaporozhia të Rusisë

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë për shpërndarje droge, sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.