Liderët e shteteve anëtare të NATO-s që po marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel kanë gjetur kohë për të parë minutat e fundit të gjysmafinales Angli-Kroaci.
Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama, shihet vetë Rama bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministren britanike Theresa May si dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan teksa shohin gjysmëfinalen në një ekran të vogël.
Sigurisht që ndër ta emocionet më të mëdha i ka pasur kryeministrja britanike Theresa May, pasi ekipi anglez luante për të shkuar në finalen e Kupës së Botës.
Por Anglia edhe pse kaloi e para në avantazh nuk e ruajti dot. Kroacia e barazoi gjatë kohës së rregullt për ta mundur në shtesë.
Vërshëllima e fundit e arbitrit turk i dha fund dhe ëndërrës së Anglisë për tu rikthyer në finale pas 52 vitesh.
Kur gjithçka merr fund dhe Kroacia e siguron vendin në Finalen e Botërorit 2018 dhe të pranishmit e “ngushëllojnë” Theresa May për humbjen.
Ndërsa më i afërti ndër ta tregohet kryeministri shqiptar, i cili e kap për shpatullash kryeministren britanike, diçka jo për tu habitur pasi Rama njihet për veprime të tilla.
“Kupa e Botës do të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ti bëre diçka për Ballkanin Perëndimor”, i thotë Rama kryeministres May.
(B.H/Faxweb)