Ditën e hënë me datë 2 shtator në orën 18:00 pritet të nis seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar.
Ky është sesioni i pestë që prej zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 ndërkohë nisjen e punimeve e ka njoftuar kryetari i Kuvedit Gramoz Ruçi.
Këtë sesion parlamentar pritet që të miratohen disa ligje të rëndësishme. Ndërkohë ky është sesioni i parë në historinë e Parlamentit demokratik që përballë shumicës do të jetë opozita e re, pasi PD-LSI dhe aleatët e tjerë i dogjën mandatet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)