Zbulohen diskutimet e kryedemokratit Basha në mbledhjen që po zhvillon në selinë e PD-së. Sipas burimeve do të ketë organizim të një proteste tjetër të hënën, ku do të kërkohet lirimi i të arrestuarve.
Protesta do të mbahet të hënën në orën 6, ndërsa nesër do të ketë protestë para drejtorisë së policisë.
Sipas burime Basha është shprehur: Nuk ka pikë dyshimi qe ishte protestë e jashtezakonshme. Mllefi i njereve ka arritur kulmin. Kjo dhune babarbare ndaj protestuesve, arrestimi i tyre dhe vecanerisht arrestimi i Dollapit kërkon një përgjigje te fuqishme.
Basha ka folur para selisë së PD-së pas mbarimit të mbledhjes.
“Forumet më të larta të partisë janë angazhuar për të thirrur një protestë kombëtare të hënën në orën 18:30 për të reaguar ndaj dhunës shtazarake të regjimit të Ramës. I ftoj qytetarët e Tiranës të na bashkohen nesër në orën 11:00 para drejtorisë së policisë së Tiranës”, tha Basha.
Pyetja eshte nje reagim i menjehershem sot, apo një proteste te henen.
Me dy kushte;
Lirimi i menjehershem i te arrestuarve
Arrestimi i menjehershem i autoreve te dhunes
Kujtojmë se Sait Dollapi u dërgua te Spitali i Traumës, ku nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.