Ka disa muaj që në media qarkullojnë zëra se marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk janë më në ‘muaj mjalti’.
Afërsia mes tyre nuk është reflektuar më në deklaratat e tyre, ndërsa daljet e përbashkëta që pas fushate numërohen me gishtat e dorës.
Një episod interesant ndodhi dhe gjatë Panairit të Punës ditën e sotme, ku morën pjesë Rama dhe Veliaj.
Kryeministri vizitoi tendat e panairit, ku në njërën prej tyre ishte vendosur stafi i bashkisë Tiranë me në krye Veliajn.
Në ndryshim me stendat e tjera ku Rama iu jepte dorën të drejtuesve, e njëjta gjë nuk ndodhi me stafin e Lali Erit.
Rama nuk ia dha dorën Veliajt, ndërsa gjatë kohës që ai po fliste, Kryeministri s’ka reaguar, duke mos dhënë asnjë shenjë interesi ndaj fjalës së kryebashkiakut.
Në përfundim të fjalës së Veliajt, Rama është larguar pa reaguar, ndërsa në momentin që ai i ka hedhur dorën në shpinë, Rama u duk sikur u shmang.
(F.G/Faxweb.al)