Dy negociatorët e Parlamentit Europian David Mc Allister dhe Knut Fleckenstein, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike, kanë zhvilluar takime me kryeministrin e vendit Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta tek Kryesia e Kuvendit.
Kryeministri Rama është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si dhe deputeti Taulant Balla.
Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta ka qenë i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe kreu i grupit parlamentar të LSI Luan Rama. Nuk dihet ende se çfarë skenari është folur për zgjidhjen e krizës nga ana e dy kryetarëve të partive të mazhorancës. Takimi mes grupit të Brukselit dhe atij të mazhorancës shqiptare ka zgjatur rreth një orë.
David McAllister pas takimit të Ramës dhe Metës do të takojë kryeopozitarin Basha në selinë blu.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post