Mbathjet e njeriut më të frikshëm të botës në vitet 1934-1945, Adolf Hitler, kanë dalë në ankand.
Duket e pabesueshme se si një palë mbathje mund të kushtojnë aq shumë, por ato janë shitur në SHBA për rreth 5 mijë paund.
Mbathjet e diktatorit brutal, të cilat kanë një ‘bel të çuditshëm’ rreth 39 inç dhe janë të personalizuara. Ato mbajnë inicialet e “A.H.” të Adolf Hitlerit.
Mbathjet e Hitlerit u lanë në lavanderi në një suitë në Parkhotel Graz luksoz në Austri pasi ai qëndroi atje deri në prill të vitit 1938.
Vendi ishte aneksuar nga Gjermania Naziste më pak se një muaj para Hitlerit dhe qëndrimit të tij. Për vite me radhë, mbathjet ishin ruajtur me kujdese dhe ndodhen në gjendje të mirë.
Ato u mbajtën nga familja që kishte në pronësi hotelin, i cili është shumë prestigjioz, për pothuajse 80 vjet me radhë derisa i shitën. (D.D/Shuplaka)